Milan fitoi 0-2 në transfertë ndaj Empoli-t, me golat e Rafa Leao-s dhe të blerjes së re, Santiago Gimenez. Në këtë ndeshje nuk munguan as polemikat, siç ishte rasti i ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Fikayo Tomori.
Aksioni që solli largimin e Tomori nga fusha, ishte një pozicion jashtë loje i Colombo-s, lojtarit të Empoli-t, dhe kjo gjë ka ngjallur polemika pse nuk ndërhyri VAR-i për të anuluar kartonin e verdhë të mbrojtësit të Milan-it, duke qenë se lojtari kundërshtar ishte në pozicion jashtë loje.
Pavarësisht protestave të shumta të Tomori-t dhe lojtarëve të tjerë të Milan-it, rregullorja e VAR-it nuk lejon ndërhyrjen për të anuluar një karton të verdhë. Por mesa duket këtë gjë futbollistët e Milan-it nuk e dinin dhe protestuan gjatë për ndëshkimin e Tomori.
The post Kartoni i kuq i Tomori-t ngjall polemika, zbulohet pse nuk ndërhyri VAR-i për pozicionin jashtë loje appeared first on Telesport.
