Harry Kane ka qenë në qendër të mediave javën e fundit, pasi u raportua se ka një klauzolë largimi për 65 milionë euro në kontratën që ka nënshkruar me Bayern Munich, kur u transferua nga Tottenham.

Në një intervistë të fundit për mediat gjermane pas fitores ndaj Bremen, sulmuesi anglez nuk bëri asnjë koment mbi klauzolën e përfolur, ndërsa shtoi që nuk e mendon largimin në verë nga klubi bavarez.

“Ajo që mund të thëm me siguri është se jam shumë i lumtur këtu dhe nuk e mendoj largimin. Nuk kam koment për klauzolën”, tha Kane.

Për anglezin u përfol gjatë javës se Tottenham dhe Manchester United do ishin gati të paguanin 65 milionë euro për ta rikthyer atë në verë në Premier League.

Pavarësisht zërave, sulmuesi anglez është treguar i qartë dhe do vazhdojë të paktën deri në fund të kontratës te Bayern.

The post Harry Kane nuk pret fundin e sezonit, merr që tani vendimin për të ardhmen appeared first on Telesport.