Derbi i Madridit, mes Real-it dhe Atletico-s mbyllet në barazim 1-1. “Fituesi” më i madh pas këtij barazimi në “Santiago Bernabeu” është Barcelona.

Ndeshja nisi vrullshëm nga të dy ekipet, goli i parë erdhi në minutën e 35-të pas një penalltie shumë të diskutueshme. Aurelien Tchouameni shkeli këmbën e Samuel Lino brenda zonës.  Ndërhyn VAR-, arbitri shkon dhe e shikon në monitor rastin dhe akordon penallti. SHIKO RASTIN E PENALLTISE

Te Real-i nuk janë dakord me këtë vendim, Ancelotti nuk iu beson dot syve dhe i mbulon në shenjë habie për këtë rast. Argjentinasi Julian Alvarez ekzekuton një “panenka” perfekte dhe kalon Atletico-n në avantazh. SHIKO GOLIN Pjesa e parë mbyllet 0-1 për miqtë.

Pjesa e dytë nisi direkt me gol. Kylian Mbappe ndodhej në kohën dhe në vendin e duhur, dhe dërgoi topin e kthyer mbrpasht nga goditja e Bellingham në rrjetën e Oblak. GOLI I MBAPPE

Pavarësisht rasteve të shumta, shifrat përfundimtare mbetën 1-1. Pas kësaj ndeshjeje, Reali kryeson me 50 pikë, ndjek Atletico me 49 pikë.

Barcelona ka shansin e artë që nëse fiton nesër në Sevilla të shkojë në 48 pikë, duke e bërë garën për titullin kampion në La Liga shumë të fortë.

The post Real-i dhe Atletico ndahen në “paqe” në “Bernabeu”, “fiton” Barcelona (video) appeared first on Telesport.