Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk do të bëj koalicion me LVV-në e cila sipas exit polleve ka dal e para.

“Nga exit-pollet, ne jemi të sigurt se kemi rezultat dyshifror. Për rreth 1 orë e gjysmë do të t’i kemi rezultatet nga komisionet komunale zgjedhore. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje dhe i uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim që të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës”.

Haradinaj ka thënë se rezultati i tanishëm tregon, se qeverinë duhet ta krijojnë partitë opozitare, me të cilat tha se do të bashkëpunojë me to për formimin e qeverisë së re.

“Jemi gëzuar që është krijuar mundësia me krijua qeverinë opozita dhe do të bashkëpunojmë me partitë opozitare për krijimin e qeverisë”, tha Haradinaj para mediave.