Shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se, grupi i tyre i ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e re, që siç e quan ajo. qeverinë Kurti 3.

“Grupi ynë, Lëvizja Vetëvendosja, Guxo dhe Alternativa, pakontestueshëm kanë marrë mandatin për të formuar qeverinë e Re, qeverinë Kurti 3 dhe ajo do të vazhdojë qeverisjen në Kosovë duke filluar nga momenti kur të bëhet edhe certifikimi përfundimtar i zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila.,