Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij priste rezultat më të mirë dhe tha se merr përgjegjësinë për dështimin. Abdixhiku tha se, nëse populli i Kosovës nuk e ka parë si kryeministër të vendit, është i lumtur të jetë pjesë e opozitës
“Unë nuk dua patjetër të jem kryeministër i vendit, nëse populli i Kosovës nuk më ka parë si të tillë këtë herë, jam i lumtur të jem pjesë e opozitës së ardhshme”, tha Abdixhiku.
