Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur tensione. Deputeti demokrat, Flamur Noka ka goditur me shishe ministrin Taulant Balla, teksa ky i fundit po fliste nga vendi i tij. Noka është përplasur me gardistët, të cilët e kanë ndaluar t’i afrohej ministrit. Kryeparlamentarja Spiropali e ka përjashtuar Nokën nga seanca.
