Thierry Henry ka folur për dy nga lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, pas ndeshjes së tyre në Champions League, ku fitues doli francezi (2-3).

“Mendoj se Kylian ka nevojë për më shumë kohë. Ai është një lojtar që është përpjekur të luajë si sulmues pykë, por te Parisi nuk funksionoi”.

“PSG u përpoq ta përdorë si 9-sh, por nuk ishte aty ku duhet. E njëjta gjë po ndodh edhe te Real Madrid dhe duhet kohë për t’u përshtatur”.

“Haaland e ka nisur si sulmues qendre dhe vijon kështu. Ne kishim menduar se këta janë pasuesit e dyshes Messi-Ronaldo, por kjo nuk ka ndodhur, të paktën jo deri tani”.

“Nëse do të isha trajner, do të zgjidhja Mbappe. Ai ofron më shumë opsione sesa Haaland. Mund të luajë kudo”, ka thënë Henry.

The post “Mendonim se Mbappe-Haaland janë pasuesit e Messi-CR7, por…”, Thierry Henry flet pa doreza appeared first on Telesport.