Biseda telefonike e paralajmëruar dhe e pritur që moti mes Trump dhe Putin, më në fund u realizua. Të dy presidentët janë dakorduar që të fillojnë negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. Me shumë gjasa takimi i parë do të ndodh në Arabinë Saudite, diçka që e konfirmoi edhe Trump.
Tramp u tha gazetarëve se Putin dëshiron paqe dhe se beson se armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës do të ndodh në një të ardhme të afërt. Zbuloi se për negociata paqësore nevojiten katër pjesëmarrës, duke menduar për SHBA-të, Rusinë, Ukrainën dhe BE-në, por megjithatë ndoshta kjo nuk do të ndodh, së paku sipas sinjaleve të Trump. Me shumë gjasa paqen do ta dakordojnë Trump dhe Putin.

“A e shihni Ukrainën si anëtare e barabartë në këtë proces paqësor?
Kjo është pyetje interesante. Mendoj se patjetër të arrihet paqe. Njerëzit e tyre po vriten dhe mendoj se duhet të arrihet paqe. Thash se kjo nuk është luftë e mirë dhe mendoj se patjetër të arrijnë paqe, kjo është ajo që mendoj”, tha Trump.

Por vijuan reagime. Grupi Vajmar+ që e përbëjnë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas dhe shefat e diplomacisë së Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Polonisë, Francës dhe Spanjës, publikuan kumtesë.

“Ukraina dhe Europa patjetër të jenë pjesë e çfarëdo negociatash. Ukrainës duhet t’i sigurohen garanca të forta të sigurisë. Paqja e drejtë dhe e përhershme në Ukrainë është kusht i patjetërsueshëm për siguri të fuqishme transatlantike”, thotë Grupi Vajmar+.

Për të parin e NATO-së, Ukraina patjetër të ketë pozita të mira, para se të fillojnë çfarëdo negociatash.

“Të gjithë ne duam që Ukraina të jetë në pozitën më të mirë të mundshme kur do të fillojnë ato bisedime, të vërtetojmë se ata munden me sukses të përfundojnë, ndërsa siç tha edhe dje edhe Pit Hegset, sekretari i ri amerikan për mbrojtje, e rëndësishme është që ajo që do të dal nga ato bisedime të jetë e qëndrueshme. Të jetë e qëndrueshme. Jo Minsk III. Nuk mund ta kemi atë përsëri. Nuk mundet Putini përsëri të mundohet të kap kilometëra katrorë apo milje katrorë të Ukrainës në të ardhmen”, deklaroi Rute

Presidenti Trump thotë se do të vazhdojnë që ta ndihmojnë Ukrainën, por megjithatë kërkon që SHBA-të të kenë qasje deri te mineralet e tyre të rralla. Sekretari amerikan për financa, Skot Benset, tashmë është në Kiev dhe po e dakordon këtë çështje. Siç deklaroi Trump, Ukraina tashmë ka pranuar një gjë të tillë.