Tashmë nuk është më surprizë, që dy klubet saudite Al Nassr dhe Al Hilal kanë shprehur interesimin e tyre tejet serioz për Vinicius Junior, duke qenë të gatshme të paguajnë 300-350 milionë euro për kartonin e tij te Real-i dhe sigurisht ta bëjnë brazilianin futbollistin më të paguar në botë duke i propozuar shifra të çmendura.

Megjithatë, Vinicius Junior i ka mohuar këto zëra dhe është shprehur se dëshiron të qëndorjë në Madrid dhe të shkruajë historinë me “Los Blancos”.

Sipas AS, pavarësisht mohimeve të zakonshme, braziliani është i tunduar nga ofertat e ardhura nga klubet arabe dhe nuk përjashtohet mundësia që në vërë të largohet nga Madridi.

Për t’i paraprirë largimit të mundshëm të Vinicius Junior, Florentino Perez është gati të nxitojë me negociatat për të rinovuar kontratën me sulmuesin brazilian. Dhe për ta bërë një gjë të tillë më të lehtë, AS raporton se Perez do t’i propozojë Vinicius Junior shifrën që ai do për të mos u larguar nga Real-i.

Pretendimi i brazilianit është të ketë të njëjtin trajtim financiar si Kylian Mbappe dhe Perez duket se është gati ta pranojë këtë kusht të Vinicius.

The post Vinicius Junior me sytë nga Arabia Saudite, Perez i bën propozimin interesant brazilianit appeared first on Telesport.