Antoine Griezmann po luan sezonin e fundit me fanellën e Atletico Madrid-it, francezi pritet të transferohet në MLS gjatë verës së ardhshme.

Bordi i Atletico Madrid po punon për transferimin e një sulmuesi që jo vetëm të mbushë boshllëkun e francezit, por gjithashtu të krijojë një partneritet perfekt me Julian Alvarez.

Ëndrra e madhe e Diego Simeone është të nënshkruajë me Lautaro Martinez, me të cilin ai shpreson të krijojë një dyshe të frikshme argjentinase në sulm. Megjithatë, transferimi i tij është më i komplikuari, pasi sulmuesi është figura kryesore e Inter-it, ka kontratë deri në vitin 2029 dhe çmimi i tij është rreth 120 milionë euro.

Një tjetër alternativë është Alexander Isak, golashënuesi më i mirë aktual i Newcastle. Sulmuesi suedez ka treguar cilësinë e tij në Premier League, duke shënuar 19 gola në 28 ndeshje. As transferimi i tij nuk do të ishte i lehtë, pasi vlerësimi i tij është i ngjashëm me atë të Lautaro-s dhe skuadra angleze nuk është e gatshme ta lërë të largohet lehtë.

Opsioni më i përballueshëm është anësori i Atalantas, Ademola Lookman, i cili ka shkëlqyer me 14 gola dhe shtatë asiste këtë sezon. Kontrata e tij skadon në vitin 2026, gjë që mund të lehtësojë largimin e tij për një tarifë më të ulët në krahasim me dy kandidatët e tjerë.

The post Diego Simeone preferon njërin nga këta 3 super sulmuesë për të zëvendësuar Griezmann appeared first on Telesport.