Kanë përfunduar dhe katër takimet e fundit të vlefshme për play-off në Europa League. Az Alkmaar ka marrë një fitore bindëse ndaj Galatasaray me shifrat 4-1. Miqtë luajtën thuajse gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Ayhan 50′.

Në ndeshjen tjetër po në Holandë, Twente fitoi 2-1 ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt. Vendasit kaluan të parët në avantazh me golin e Ltaief në minutën e 5′, miqtë barazuan me Berg 5 minuta para fundit. Në minutën e 95′, van WolfsWinkel shënoi golin e dytë për Twente-n nga pika e bardhë e penalltisë.

Në Selanik ndodhi përmbysja e madhe. Vendasit e PAOK e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 me golin e Samatta në minutën e 21. Në fund të pjesës së parë, grekët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Taison. Në pjesën e dytë rumunët e Steaua përmbysën rezultatin me dy golat e Gheorghita dhe Dawja.

Porto dhe Roma u ndanë në barazim 1-1 në Dragao, duke lënë të hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit. Miqtë shënuan të parët me Celik në fund të pjesës së parë, ndërsa vendasit barazuan me Moura në 67′. Roma luajti me një lojtar më pak në 15 minutat e fundit pas kartonit të kuq te Cristante.

The post EUROPA LEAGUE! AZ Alkmaar “hedh në tapet” Galatasaray-in, PAOK bie në shtëpi! Paqe në “Dragao” appeared first on Telesport.