Më 27 tetor të vitit të kaluar u luajt një nga derbit më të çmendur të Italisë. Interi mori avantazhin, Juventusi e ktheu, Interi e riktheu përsëri dhe përfundimisht, Juventusi u përgjigj me një tjetër përmbysje. Rezultati? Një 4-4 fantastik në “San Siro”.

Sidoqoftë, që nga ajo ditë, shumë ka ndryshuar për të dyja skuadrat, sidomos për Juventusin, i cili ka përfituar nga merkatoja e janarit, duke modifikuar disa aspekte teknike të skuadrës.

Ai 4-4 ishte barazimi i pestë në 9 ndeshje të Serisë A për Juventusin, i cili që nga ajo periudhë ka pësuar një rritje të barazimeve, që ka ndikur negativisht në sezonin aktual. Gjatë 15 ndeshjeve të tjera kanë ardhur 8 barazime, shtuar me 6 fitore dhe humbjen e vetme të pësuar në “Maradona” kundër Napolit.

Pas atij 4-4, Interi dhe Juventusi ishin të ndarë nga një pikë në klasifikim. Tani, megjithatë, skena është shumë e ndryshme. Juventusi ka dalë jashtë garës për titull, po Lufton të kualifikohet në Ligën e Kampionëve (2025-2026. Nga -1 pikë në fund të tetorit 2024, Juventus tani është -11 pikë larg Interit, çka tregon qartë përmbysjen e planeve të skuadrës bardhezi, e cila është rigjallëruar falë ndërhyrjeve të forta në merkaton dimërore.

Ndihma ka ardhur me emrin e Randal Kolo Muani, i cili ka mbërritur i huazuar nga PSG dhe ka pasur një fillim të shkëlqyer, duke shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e para. Shifra të cilat i kanë bërë tifozët e Juventusit të ngazëllehen. Ai nuk është i vetmi ndryshim i ri në skuadër, pasi me mbrojtjen janë bashkuar Alberto Costa, Lloyd Kelly dhe Renato Veiga, ky i fundit tashmë duke u ndier në qendër të prapavijës, pas dëmtimit të Kalulu.

Ai 4-4 i ndeshjes së parë ka pasur një efekt të mirë për Interin, i cili ka mbetur në garë për kreun e renditjes dhe titullin me Napolin. Nga 45 pikë të mundshme, Interi ka marrë 36, me një humbje të vetme që ka e cënuar këtë rrugëtim thuajse të përsosur. Fjala është për humbjen 3-0 në fushën e Fiorentinës, në rikuperimin e ndeshjes së javës së 14-të, e ndërprerë për shkak të një problemi shëndetësor me lojtarin Edoardo Bove.

Goli i 4-4 nga Yildiz ishte i 13-ti që kishte pësuar Interi në 9 ndeshje, një numër paksa i lartë për të menduar se mund të luftonte për titullin. Ky numër është përmirësuar ndjeshëm më pas, duke arritur në 10 gola të pësuar në 15 ndeshje, më pak se sa zikaltrit kishin pësuar në 9 ndeshjet e para. Ky ekuilibër më i mirë ka mundësuar që kampionët e Italisë të mbeten në kontakt të ngushtë me Napolin në krye të klasifikimit, ndryshe nga Juventusi.

The post Juventusi dhe Interi, sërish përballë në kampionat. Çfarë ka ndryshuar nga 4-4 epik i fazës së parë appeared first on Telesport.