Pjesëtarë të koalicionit në Qeveri – VLEN-it kanë kujtuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, transmeton TV21.

Ata kanë vendosur lule në simbolin e UÇK-së, Shqiponjën e vendosur në Çair.

“24 Vjet nga Qëndresa për Liri dhe Barazi!
Plot 24 vite më parë, në këtë ditë, u ndez zjarri i qëndresës për liri dhe të drejta të barabarta. Luftëtarët e UÇK-së ngritën zërin dhe armët për dinjitetin kombëtar, duke u bërë simbol sakrifice dhe guximi. Sot, pranë emblemes së shqiponjës, përulemi me nder dhe respekt për ata që nuk kursyen as jetën për të ardhmen tonë. Kujtesa e tyre është amanet, ndërsa liria dhe barazia mbeten përgjegjësia jonë!
Lavdi dëshmorëve!”, shkruan Kaltrina Zekolli Shaqiri nga VLEN.