Bayern Munich ka vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj Joshua Kimmich dhe i ka dërguar atij një ultimatum për të vendosur sa më shpejt të ardhmen e tij.

Mesfushori gjerman, kontrata e të cilit përfundon në korrik, ende nuk ka pranuar kushtet e propozuara nga klubi bavarez, gjë që ka shkaktuar shqetësim në bord.

Edhe pse Bayern ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e lojtarëve kyç si Alphonso Davies, Jamal Musiala dhe Manuel Neuer, çështja Kimmich po kthehet në një problem të pazgjidhur.

Presidenti i Bayernit, Herbert Heiner, e ka bërë të qartë se klubi nuk dëshiron ta zgjasë këtë pasiguri dhe ka rritur presionin ndaj lojtarit. “Unë jam mesatarisht optimist për rinovimin e tij, por vendimi përfundimtar i takon atij. Besojmë se ai e di se çfarë do të thotë të jesh në këtë klub,” tha Heiner në deklaratat e fundit.

Ndërkohë, sipas SPORT, klubet e mëdha evropiane po e ndjekin me vëmendje situatën. Real Madrid, i cili po kërkon të forcojë mesfushën për sezonin e ri është skuadra që po shfaq më shumë interes për Kimmich. Barcelona dhe Manchester City gjithashtu kanë monitoruar situatën e gjermanit, megjithëse nevojat e tyre aktuale i kanë shtyrë ata të eksplorojnë opsione të tjera.

Bayerni nuk dëshiron një tjetër telenovelë në dhomën e zhveshjes dhe pret një përgjigje të shpejtë. Topi është në fushën e Kimmich, i cili duhet të vendosë nëse do të vazhdojë në “Allianz Arena” apo do të kërkojë një sfidë të re në karrierën e tij.

The post Joshua Kimmich në momentin më të vështirë në karrierë, Bayern i vendos ultimatum appeared first on Telesport.