Pasi Feyenoord dëboi Milanin, një tjetër ekip holandez djeg Serie A sepse sonte PSV ka eliminuar Juventusin nga Champions League pas një ndeshje dramatike të vendosur në shtesë me golin e tretë që ishte fatal për djemtë e Thiago Motta-s.
Italia mbetet vetëm me Interin pasi e para u largua Bologna që në grup, ndërsa në playoff përshëndetën Milani, Atalanta dhe sonte Juventusi.
Ndeshja nisi mirë dhe bardhezinjtë donin të mbronin rezultatin e vajtjes, por në 45′ e dyta Perisic i dha avantazhin vendasve. Megjithatë, Weah gjeti barazimin 1-1 por Saibari realizoi golin e 2-1 duke e çuar në shtesë.
Flamingo shënoi 3-1. Juventusi ishte e pafat me shtyllën e Vlahovic kurse Thuram gjithashtu pati një rast ashtu si Til për vendasit. Pas 123 minutash betejë totale, kaloi PSV.
The post PSV eliminon Juventusin pas një ndeshje dramatike, mbetet vetëm Interi në Champions (VIDEO) appeared first on Telesport.
