Janë mbyllur pjesët e para në katër takimet e fundit të play-off në Europa League. Në “San Sebastian”, Real Sociedad po fiton 3-2 ndaj Midtjylland, ndeshja e parë është fituar 2-1 nga spanjollët në transfertë. Vendasit shënuan 2 gola në 20 minutat e para me Mendez dhe Sucic, por danezët barazuan përkohësisht shifrat me Buksa në minutën e 24′ me penallti dhe Osorio në minutën e 38′. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë ishte sërish kroati Sucic që kaloi në avantazh Sociedad.
Surpriza e madhe vjen nga Amsterdami, aty ku Ajax po mposhtet 0-2 nga belgët e Royale Union SG. Holandezët janë edhe me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Davy Klaassen. Ajax vinte në takimin e sotëm me një fitore 0-2 në transfertë javën e shkuar në Bruksel, por belgët po bëjnë surprizën në ndeshjen e kthimit.
Plzen po fiton 3-0 ndaj Ferencvarosh në 45 minutat e para, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Hungarezët kanë fituar takimin e parë 1-0, por çekët zhvilluan një pjesë të parë fantastike duke shënuar 3 gola.
Në sfidën tjetër mes Anderlecht dhe Fenerbahce, e cila u pezullua për 15 minuta për shkak të sherrit ë madh në tribuna, rezultati momental është 1-1.
The post EUROPA LEAGUE: “Lum” golash në pjesën e parë, surprizë e madhe në Amesterdam appeared first on Telesport.
