Problemi me mosfunksionimin e PET/CT (pet-sken) me të cilin diagnostikohet gjendja e të prekurve nga kanceri mund të përkeqësojë gjendjen e pacientëve. Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski në emisionin e mbrëmshëm Click Plus në TV21 tha se për momentin po kërkohen zgjidhje dhe se me shumë gjasa së shpejti do të fillojë me punë PET/CT.
“Servisimi i pajisjes është prolonguar, pra prodhimi, kështu që PET/CT-i nuk punon, por ciklotroni nuk funksionon dhe nuk prodhon materialin që nevojitet për PET/CT, sepse nuk kemi zhvilluar alternativa. Kjo alternativë mund të furnizohet nga Turqia, Stambolli, ose mund të ishte kyçur te një ofruesi privat gjatë kohës që është duke u servisuar. Për momentin, ne jemi duke e zgjidhur, po, me shumë gjasa do të blihet lëndë e para për punë nga Stambolli si mënyrë alternative”, tha Sasho Klekovski – drejtor i FSSH-së.
