Situata te Juventus po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme. Eliminimi në Champions League nga PSV ka ndezur një valë kritikash ndaj Thiago Motta-s, i cili nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë pavarësisht një investimi prej afro 200 milionë eurosh në merkato.

Bardhezinjtë janë në një pozicion delikat edhe në Serinë A. Edhe pse aktualisht janë në vendin e katërt, beteja për të siguruar praninë e tyre në Champions League për sezonin e ardhshëm do vazhdojë deri në fund të sezonit, ku i pret një rivalitet i fortë më Lazion, pse jo dhe Fiorentinën me Milan.

Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e Juventus-it kanë vendosur t’i japin dhe një shans Thiago Motta-s, duke kërkuar prej tij të arrijë objektivin e fundit për këtë sezon, që është kualifikimi në Champions. Në rast se ndodhë që Juventus mbetet jashtë katërshes më të mirë në Serie A, shkarkimi i Thiago Motta-s do jetë i sigurt.

Bardhezinjtë janë në garë ende në Kupën e Italisë, por edhe nëse do të arrinin të fitonin trofeun në fund, sërish kjo nuk do e fshinte zhgënjimin për këtë sezon.

The post Drejtuesit i vendosin objektivin e fundit për këtë sezon, po nuk e arriti as këtë Thiago Motta do largohet appeared first on Telesport.