Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sport Mediaset”. Ndër shumë tema të trajtuara, ai foli edhe për mundësinë e rinovimit të kontratës së trajnerit Simone Inzaghi.
Sezoni i ardhshëm është i fundit në kontratën e Inzaghit. A keni diskutuar ndonjëherë për rinovimin?
Është një çështje aq normale dhe e lehtë për t’u menaxhuar. Me marrëveshje të përbashkët, nuk kemi asnjë ngut. Një rinovim njëvjeçar, siç ndodhi pas titullit të kampionit, i lejon atij të mbajë gjithmonë një nivel të lartë tensioni, të jetë i fokusuar dhe i motivuar. Ndoshta do të qëndrojë për 10 vite si trajner i Interit, por është e drejtë që në fund të sezonit, kjo vlen si për të, ashtu edhe për mua, të bëhen vlerësime nga të dyja palët. Vlerësime që mund të sjellin përmirësime, ashtu siç ndodhi me rinovimin e fundit. E sigurt është se jemi shumë të kënaqur me të. Ai është trajneri më i mirë që mund të ketë Interi, jam i bindur që edhe Inzaghi mendon të njëjtën gjë për Interin”.
Një emër i madh është Gigio Donnarumma. Nëse ai mbërrin në fund të kontratës me PSG-në, a do të ishte interesant për ju?
Sigurisht që do të ishte interesant, por duhet të jem realistë: kemi dy portierë të shkëlqyer. Martinez ka një kontratë afatgjatë, ndërsa kemi një opsion edhe për ta zgjatur kontratën e Sommer. Të mendosh që tani për vitin 2026… është shumë larg. Pastaj, nuk besoj se PSG do ta lërë të largohet kaq lehtë dhe falas”.
The post “Donnarumma, interesant për portën zikaltër. Inzaghi mund të qëndrojë me ne edhe 10 vite” appeared first on Telesport.
