Ish-lojtari i Milanit, Marcos Cafù, ka folur për edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” lidhur me ekipin kuqezi: “Duhet të vazhdojnë të besojnë te vetja dhe të luftojnë për objektivat që kanë mbetur. Sezoni nuk ka përfunduar ende. Mund të themi se ishte një goditje e fortë eliminimi ndaj Feynoordit, sepse Milani mund dhe duhej ta kalonte këtë raund të Champions-it. Megjithatë, jemi në fund të shkurtit dhe në tre muajt e ardhshëm do të ketë shumë ndeshje të rëndësishme për t’u luajtur.

Çfarë ndodhi të martën në mendjen e Theo Hernandez? Të vazhdosh të flasësh për eliminimin nga Europa tani nuk ka kuptim, – vazhdoi braziliani. – Champions League 2024-2025 nuk është më objektiv, por ka edhe qëllime të tjera. Kundër Feyenoordit duhej të kalonin, të gjithë e dimë këtë. Megjithatë, tani nuk ka asgjë për të bërë dhe kërkimi i fajtorëve nuk ka asnjë kuptim.

Çfarë sugjeroj? Kundër Torinos është një ndeshje e vështirë për t’u luajtur dhe fituar. Shpresoj të vazhdojnë rrugëtimin e mirë të javëve të fundit në kampionat. Në fushën e Torinos do të jetë e vështirë, sepse ata janë një skuadër e mirë, – përfundoi braziliani, – por Milani duhet të luajë siç di. Dhe më e rëndësishmja, nuk duhet të shikojnë më pas. E kaluara nuk ka rëndësi”.

The post Cafù karikon Milanin: Vazhdo të besosh te vetja, sezoni nuk ka përfunduar appeared first on Telesport.