Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit aktual nga drejtimi i Real Madridit, pavarësisht nëse do të fitojë trofe ose jo. Deri tani është përmendur shumë emri i Xabi Alonso-s si pasuesi i Carlo-s në Madrid, por javën e fundit u përfol shumë edhe emri i Andoni Iraola.
Tekniku spanjoll po bën një super sezon në Premier League me Bournemouth, një ekip që po tregon një futboll të bukur por edhe rezultativ, duke mos pasur frikë ndaj rivalëve më të mëdhenj.
Në një intervistë të fundit për Mundo Deportivo, ka reaguar ndaj këtij lajmi duke thënë që është i foksuar te ndeshja e radhës e Bournemouth dhe e di tashmë si funksionon ky biznes, këtu i referohet lajmeve të futbollit.
“Për mua, asgjë nuk ndryshon. Gjëja më e rëndësishme tani për mua është sfida e radhës ndaj Wolves. Kam qenë shumë vite si lojtar, tashmë edhe si trajner dhe e di si funksionon ky biznes, di dhe çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo. E ritheksoj, për mua ka rëndësi vetëm ndeshja e radhës”, tha Iraola.
The post I doli emri si zëvendësuesi i Ancelotti-t te Reali, reagon për herë të parë trajneri spanjoll i Premier League appeared first on Telesport.
