Arsenal i ka dhënë fund garës për titullin kampion në Premier League, skuadra e Arteta-s është mundur 0-1 në shtëpi nga West Ham. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë në minutën e 43′, pas një kundërsulmi të shpejtë. Ishte Jarrod Bowen që dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të Wan-Bissaka A.

Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” mbetën edhe me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq në minutën e 73′, të LeWis-Skellyin. Pavarësisht disa rasteve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Diferenca me Liverpool-in e vendit të parë është 8 pikë, gjë që duket e vështirë për t’u arritur, ndaj mund të themi që gara për titull në Premier League mund të quhet e mbyllur.

Sot ishte dita e ekipeve mike, pasi në pesë ndeshjet e orës 16:00 në Premier League, fituan ekipet udhëtuese. Tottenham bëri detyrën duke fituar 1-4 në transfertë ndaj Ipswich. Në ndeshjet e tjera, Bournemouth-Wolves 0-1, Southampton-Brighton 0-4, Fulham-Crystal Palace 0-2.

The post Arsenal i jep fund garës për titull, ekipet mike bëjnë “ligjin” në ndeshjet e Premier League appeared first on Telesport.