Inter ka publikuar pak më parë formacionin zyrtar për sfidën e sotme ndaj Genoa-s, e vlefshme për javën e 26-të në Serie A. Kristjan Asllani do ta nisë sonte nga minuta e parë, por një tjetër shqiptar gjendet në stolin zikaltër.
Bëhet fjalë për portierin e Shqipërisë U-19, Alain Taho, i cili është vetëm 17 vjeç dhe konsiderohet si një talent me të ardhme të madhe. Duke qenë se Sommer është i dëmtuar dhe mungon, portieri titullar do jetë Martinez.
Ndërsa në stolin rezervë janë Calligaris dhe Taho, portieri kuqezi ftohet për herë të parë në ekipin e parë të Inter-it, pasi deri tani ka qenë rregullisht titullar te moshat e klubit zikaltër. Ai mban fanellën me numrin 60.
The post Asllani titular, ndërsa shqiptari tjetër gjendet në stol sot për Inter-in appeared first on Telesport.
