Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një video mesazh ka përcjellë idenë e tij rreth rreth konceptit gjinor midis mashkullit dhe femrës. Ibrahimi theksoi se është koha që edhe në Maqedoninë e Veriut të pranohet definicioni që riafirmon konceptin tradicional të familjes.

“Sot, kur pas zgjedhjeve në SHBA është riafirmuar koncepti tradicional
i familjes, një temë që ne tashmë 10 vjet e kemi përsëritur, është koha
që edhe në Maqedoninë e Veriut ta ngremë këtë çështje dhe të deklarojmë
se për ne ekzistojnë vetëm dy gjini të krijuara nga Zoti, pra mashkull
dhe femër. Rrjedhimisht, për ne familje është bashkësia mes një burri dhe një
gruaje, që lidhet në një celebrim publik, qoftë religjioz ose civil. Të
gjitha trajtat e tjera të bashkëjetesës, që synojnë të quhen familje,
përveçse janë surrogate të papranuara për ne, janë edhe betejë kundër
vlerave në të cilat ne besojmë. Nisur nga kjo, ne propozojmë që, ashtu si në shumë vende të botës së qytetëruar, këtë definicion të familjes ta përvetësojë edhe Maqedonia e Veriut dhe ta bëjë normë kushtetuese”, thotë Ibrahimi.