Mëngjesin e sotëm në Maqedoninë e Veriut temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë, -7 gradë Celsius, përcjell TV21. Sipas njoftimit të DPHM-së, -5 gradë është regjistruar në Kriva Pallankë, -4 Krushevë, -3 Vinicë, -2 Shtip, Mavrovë, Kodër e Diellit, -1 Pretor, Prilep, Kavadar, Strumicë, 0 Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, 1 Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Demir Kapi, Veles, 3 në Gjevgjeli.
Shtresa më e lartë e borës është regjistruar në Kodër të Diellit, 31 cm, ndërsa shtresë prej 8 cm është regjistruar në Mavrovë.
Sot pritet mot pjesërisht me vranësira dhe me periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje lokale me reshje të dobëta shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 7 gradë.
Në Shkup kryesisht vranësira, në pjesë të luginës me reshje të dobëta shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.
