G Banit dhe gjashtë banorëve të tjerë i është dhënë një mundësi së fundmi nga Gjesti për t’u rikthyer në shtëpi.
Kjo për shkak që hapi ‘valixhen e tundimeve’, ku zgjodhi shtatë konkurrentë, ndonëse tre prej tyre do të kthehen sërish në atë format.

Pas këtij veprimi të këngëtarit, reperi duket se ka ndërruar tërësisht fjalët për të.

Pasi në intervistat që ka dhënë pas përjashtimit, ai tha se nuk i bie pishman për gjestin ndaj banorit nga Kosova, gjersa tani thotë fjalët më të mira.
G Bani thekson se Gjesti është lojtar i shkëlqyer dhe se ka treguar forcë karakteri, e që nuk ka frikë nga loja.
“Nëse do të ekzistojë ky rikthimi, nuk besoj se njeriu përpara se të marrë një okej shumë të madhe siç është nga publiku, në trurin tim e mendoj si mundësi si opsion, nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”, u shpreh G Bani.

Mes tjerash shtoi: “Gjesti ka treguar forcë karakteri, që nuk ka frikë nga loja. Dy lojtarë më pëlqejnë aty për lojën që bëjnë që janë ekstrem me njëri-tjetrin, është Gjesti i cili është provokativ në një milion për qind dhe Danja që ka zgjedhur një lojë me fjalor më të përmbajtur, vetëm kur detyrohet të ngre zërin”. /Telegrafi/