Arthur Melo, braziliani i huazuar te Girona nga Juventus, mendon se Ral Madrid është ekipi më i mirë në botë. Këtë deklaratë mesfushori brazilian e bëri pas përballjes Real-Girona në “Santiago Bernabeu”, ku ai u aktivizua në pjesën e dytë, por nuk arriti dot të ndihmonte ekipin e tij për t’i shpëtuar humbjes.

“Në përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për çdo ndeshje dhe gjithmonë kërkojmë fitoren, por kjo është e vështirë kur luan ndaj një ekipi si Real Madrid në “Bernabeu”, që për mua është ekipi më i mirë në botë”, tha Melo.

Kjo është një deklaratë mëse normale, por që mund të zhgënjejë disi tifozët e Barcelonës, duke ditur se Melo ka luajtur për 2 sezone te Barcelona 2018-2020, para se të transferohej te Juventus në operacionin e shkëmbimit kokë më kokë me Miralem Pjanic. Mesa duket braziliani nuk ka kujtime të mira nga Barcelona dhe ka bërë një “hakmarrje” të vogël me këtë deklaratë, duke qenë i vetëdijshëm që do bëhej virale.

The post Ish-lojtari i tyre “tradhton” katalanasit: Reali është ekipi më i mirë në botë appeared first on Telesport.