José Mourinho nuk lë askënd indiferent. Trajneri portugez, gjithmonë protagonist për deklaratat e tij polemike gjatë karrierës, shtoi një episod të ri pas barazimit mes Fenerbahçes dhe Galatasaray. Megjithatë, duket se këtë herë fjalët e tij mund t’i kushtojnë shtrenjtë…
Trajneri luzitan shpërtheu pas përfundimit të derbit ndaj Galatasaray, një ndeshje vendimtare për titullin në një klimë të tensionuar nga polemikat e vazhdueshme për arbitrimin në Turqi. Situata arriti në atë pikë sa Federata Turke e Futbollit vendosi të caktojë arbitrin slloven Slavko Vincic për të garantuar paanshmërinë.
Mourinho, i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta në raste të tilla, reagoi ashpër ndaj polemikave të fundit për arbitrimin: “Pas ndeshjes, e falënderova Slavko Vincic që gjykoi këtë përballje të madhe. Nëse do të ishte një arbitër turk, do të ishte një katastrofë e vërtetë. Stoli i Galatasaray hidhej si majmunë pas çdo vendimi të saktë”, – deklaroi ai në konferencën për shtyp.
Këto fjalë u pritën shumë keq nga Galatasaray, që ka reaguar ashpër, duke i konsideruar deklaratat e Mourinhos si raciste. Klubi turk ka kërkuar zyrtarisht nisjen e një procesi penal kundër tij.
“Që nga momenti që ka marrë detyrën si trajner në Turqi, José Mourinho ka bërë vazhdimisht deklarata përçmuese ndaj popullit turk. Sot, fjalët e tij nuk janë më thjesht komente imorale, por një retorikë qartazi çnjerëzore.
Për këtë arsye, shpallim zyrtarisht synimin tonë për të nisur një proces penal lidhur me deklaratat raciste të bëra nga Mourinho dhe do të dorëzojmë ankesa zyrtare pranë UEFA-s e FIFA-s. Gjithashtu, do të ndjekim me vëmendje qëndrimin e Fenerbahçes, një klub që pretendon se mbron ‘vlera morale shembullore’, ndaj sjelljes së papranueshme të trajnerit të saj”, – thuhet në deklaratën e klubit.
📌 Club Statement from Galatasaray SK
Since the commencement of his managerial duties in Türkiye, Fenerbahçe manager Jose Mourinho has persistently issued derogatory statements directed towards the Turkish people. Today, his discourse has escalated beyond merely immoral comments… pic.twitter.com/NRLsk9F4kT
— Galatasaray EN (@Galatasaray) February 24, 2025
The post “Hidheshin si majmunë”; Mourinho rrezikon proces penal për racizëm në Turqi appeared first on Telesport.
