Një pjesë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të cilët është parashtruar interpelancë në Kuvend, thonë se edhe po të votohet mosbesimi, nuk do të parashtrojnë dorëheqje. Anëtarja Tanja Çaçarova-Ilievska nuk sheh arsye për të në kërkesën për përgjegjësi, për shkak se siç thotë, punën e kryen në mënyrë profesionale.

“Unë pohoj se në mënyrë më të përgjegjshme dhe të ndershme e kryej funksionin në Këshillin Gjyqësor dhe andaj të ju them sinqerisht se nuk ndjej as përgjegjësi morale e as profesional për të parashtruar dorëheqje”, tha Tanja Çaçarova-Ilievska.

Çaçarova-Ilievska thotë se interpelanca parashtrohet për të kërkuar përgjegjësi politike dhe ajo nuk mund të parashtrohet edhe për bartësit e funksionit publik nga gjyqësori me çka kryhet sulm nga pushteti ligjvënës në atë ekzekutiv.

“Ky është precedent në historinë e deritanishme parlamentare në RMV që mund të ketë pasoja afatgjate. Së pari për shkak se mund të sjellë deri te disa fenomene të çuditshme dhe të palogjikshme, antikushtetuese në të ardhmen. Fakti që nuk është miratuar raporti për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023 dhe këtë e marrin si bazë për parashtrimin e interpelancës, vlerësoj se është absolutisht joligjore, antikushtetuese dhe e ndaluar në rastin konkret”, deklaroi Çaçarova-Ilievska.

As Milazim Mustafa nuk pajtohet me interpelancën e parashtruar, gjë që e ka thekuar edhe në përgjigjen që e ka parashtruar deri në Kuvend dhe pret se ajo të mos votohet.

“Shpresoj se do të ketë epilog pozitiv dhe do të tejkalohen dhe shteren të gjithë procedurat në Kuvend dhe do të sillet epilog pozitiv në lidhje me përgjigjet tona që janë theksuar në përgjigjen për interpelancën”, tha Milazim Mustafa.

Kryeministri Mickoski disa herë përsëriti se është i sigurt për votimin e interpelancës për 5 gjykatësit dhe se pret që pas kësaj të parashtrojnë dorëheqje. Përveç Çaçarova Ilievskës dhe Mustafës, interpelancë është parashtruar edhe për Vesna Damevan, Selim Ademin dhe Pavlina Cërvenkovskën. Të gjithë dorëzuan përgjigje deri te Kuvendi për interpelancat e parashtruara për të cilat pritet që të debatohet në fillim të muajit mars.