Maqedonia e Veriut është vend pjesërisht i lirë. Ky është vlerësimi për vitin 2024 nga organizata “Freedom House” në raportin e saj “Liria në botë” në të cilin, në nivel global, vlerëson qasjen e njerëzve në të drejtat dhe liritë politike dhe civile, përcjell TV21, Në një shkallë nga 0 deri në 100 pikë, Maqedonia në vitin 2024 është shënuar me 67 pikë, njësoj si në vitin 2023.
Pa asnjë progres, vendi mbetet në pozitën e pjesërisht të lirë, në shoqërinë e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina sivjet ka përparuar me një pikë, ndërsa Serbia ka rënë me një pikë. Me pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe Maqedonia, nuk ka as përparim e as regres në raport me renditjen e vitit 2023.
Në nivel evropian, Hungaria, Ukraina dhe Moldavia morën vlerësimin e vendeve pjesërisht të lira në vitin 2024. Në nivel global liria ka rënë për të 19-in vit radhazi dhe u vu re një rritje e autoritarizmit. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut në raportin paraprak të Freedom House, “Kombet në rrezik”, mbetet cilësohet si regjim hibrid.
