Këshilli gjyqësor nuk gjeti shkelje në sjelljen e vendimit gjyqësor të gjykatëses Daniella Aleksovska Stojanovka ku në vend që t’i shqiptojë dënim me burg Vasill Jovanovskit, ajo e ka dërguar atë në institucion edukativ-përmirësues për procesin gjyqësor posedim dhe shitje të drogës, i cili më pas e ka përplasur Frosina Kullakovën me veturë. Në lidhje me këtë vendosi grupi i punës në krye me Danka Ilievën, e cila tha se masa që i është shqiptuar Jovanovit ka qenë sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Ligjit për drejtësi të fëmijëve.

“Informacionet për anshmëri gjatë vendimit të gjykatëses në lidhje me ekzistimin e arsyeve për përjashtim nga neni 22 i Ligjit për Procedurë penale, ky grup i punës vlerëson se rrethanat e analizuara nuk janë me karakter të tillë që të shkaktojnë dyshime në anshmërinë e saj dhe nuk janë në suaza të arsyeve të parapara për përjashtim”, tha Danka Ilieva – anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Në debat, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dolën me qëndrim se ata duhet të rreshtohen në mbrojtjen e gjykatëses Aleksovska Stojanovska dhe se nuk mundet gjykatësi të jetë fajtorë për gjithçka.

“Ne si Këshill gjyqësor duhet të pajtohemi se nuk arrijmë të mbrojmë integritetin e atij gjykatësi, ndërsa kjo është një prej kompetencave tona themelore por lejuam një akuzim të tillë, diskreditim të tillë. A po tregon kjo se nuk mundet faji i plotë çdoherë të jetë i gjykatësit, gjykatave”, u shpreh Ivica Nikollovski – anëtarë i Këshillit Gjyqësor.

Përndryshe, pas reagimit të opinionit Apeli e ridestinoi dënimin për Jovanov-in për posedim dhe shitje të drogës dhe ai tani është i dënuar me vendim të plotfuqishëm në 3 vjet e 10 muaj heqje lirie. Ai tashmë gjendet në paraburgim dhe pret akuzën kundër tij pasi që e përplasi me veturë 22 vjeçaren, Frosina Kullakova, duke vozitur veturën në gjendje të dehur dhe duke kaluar në dritë të kuqe të semaforit me shpejtësi të madhe.