Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dje vendosi të tërheqë disa ambasadorë.
- Meto Beleski – Bruksel
- Katerina Stavrevska – Londër
- Zeqir Ramçiloviq – Podgoricë
- Pajo Aviroviq – OSBE
- Emil Krstevski – Pragë
- Jakup Rexhepi – Sarajevë
- Agnesa Rusi – Sofje
- Xhenk Sejfula – Stokholm
- Andrej Zhernovski – Bukuresht
Siç bëjnë të ditur nga MPJ, tërheqja bëhet për shkak të mosrespektimit të nenit 39 të Ligjit për Punë të Jashtme, sepse nuk i paraqitën tezat e tyre diplomatike në Komisionin e Politikës së Jashtme para se të emëroheshin si ambasadorë-fuqiplotë.
