
Në orët e hershme të mëngjesit, policia kreu një aksion në Shkup, duke arrestuar disa persona, përfshirë ish-drejtorin e Burgut të Shkupit, Filip Andonov – Sokol, dhe bashkëpunëtorin e tij më të afërt, komandantin e burgut, Sasho Krstevski – Zverot.
Sipas informacioneve të para, ata janë pjesë e një grupi të organizuar kriminal të përbërë nga ish dhe zyrtarë aktual të burgjeve, të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, lehtësim të arratisjes dhe l irime të paligjshme të të burgosurve.
Në kallëzimin penal kundër tyre përmenden vepra të rënda penale, përfshirë:
Shpërdorim i detyrës dhe autorizimeve zyrtare (neni 353)
Mundësim i arratisjes së personit të privuar nga liria (neni 372)
Lirim i kundërligjshëm i të burgosurve (neni 373)
Bashkëpunim në kryerjen e veprës penale (neni 22)
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë dhe nëse ka pasur përfitime financiare nga veprimet e tyre. Ky operacion konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha ndaj sistemit të burgjeve në vitet e fundit.
