CMG nis Kompeticionin e parë Botëror të Mjeshtrive të Robotëve

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) nisi të enjten në Pekin Garën e parë Atletike të Qenve Robotikë, të parën veprimtari pranë Kompeticionit të parë Botëror të Mjeshtrive të Robotëve.

Në këtë garë të qenve robotikë, do të zhvillohen kompeticione në disiplinat atletike, pengesa në relievin tërësor, kundërvëniet me boks, shpëtimin zjarrfikës etj.

Në kornizën e Kompeticionit të parë Botëror të Mjeshtrive të Robotëve, CMG-ja do të formojë edhe një qendër të përvojës për novacionin robotik dhe një sërë produktesh multimediatike, që të pasqyrojë në mënyrë të gjithanshme potencialin dhe perspektivën e industrisë së robotëve.

Shen Haixiong, Kryetari i CMG-së tha se industria e robotëve është bërë një tregues i rëndësishëm i nivelit të novacionit teknologjik dhe të manifakturës së nivelit të lartë të një vendi, teksa Kina është bërë vendi nr. 1 në botë përsa u përket prodhimit dhe përdorimit të robotëve.

Të mbështetur te platforma e fuqishme mediatike e CMG-së, Kompeticioni Botëror i Mjeshtrive të Robotëve si dhe Gara e parë Atletike e Qenve Robotikë do të demonstrojnë gjithanshëm arritjet novatore të Kinës në robotikë dhe do ta integrojë thellësisht potencialin teknologjik me trashëgiminë kulturore.