Mbrëmja e së shtunës solli një tjetër eliminim surprizë në Big Brother VIP Albania 4, ku publiku vendosi që Tiri Gjoci të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtari nuk i mbijetoi televotimit të javës, duke u larguar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.
