Rritja e shpejtë e ri-investimeve simbolizon besimin në perspektivën ekonomike

Media e Hong Kongut “South China Morning Post” njoftoi në faqen e saj të internetit se referuar një sondazhi të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kinën Jugore, ndërmarrjet e huaja si ato amerikane, kanë dëshirë që të zgjerojnë biznesin e tyre në Kinë dhe të përdorin më shumë përfitime në ri-investim.

Dhoma ka marrë në sondazh 316 kompani anëtare në Kinën Jugore në fund të vitit të kaluar. 34% e kompanive të anketuara ishin nga SHBA, 25% nga pjesa kontinentale e Kinës, 17% nga rajonet e posaçme administrative Hong Kong dhe Makao, 14 % nga Evropa dhe 10% nga vendet dhe rajonet e tjera.

Sipas sondazhit, kompanitë e anketuara thanë se do të ri-investonin 14.59 miliardë dollarë fitime në Kinë përgjatë 3 deri 5 viteve të ardhshme, për të zgjeruar pjesën e tyre të biznesit dhe tregut në Kinë.

Kjo shifër është 33.18% më shumë se në sondazhin e fundit. Sondazhi tregoi që 57% e kompanive amerikane të anketuara, ri-investuan në Kinë vitin e kaluar. Gati 90% e kompanive amerikane thanë se ishin fitimprurëse në Kinë vitin e kaluar. Sipas raportit, rritja e mprehtë e sasive të ri-investimeve thekson besimin e kompanive të huaja në potencialin e tregut kinez.

Kryetari i Dhomës Tregtare Harley Seyedin u shpreh: “Rritja e shpejtë e ri-investimeve simbolizon që ndërmarrjet kanë besim në të ardhmen e Kinës dhe dëshirë për shtimin e bashkëpunimit Kinë-SHBA. Ato besojnë që vazhdimi i ri-investimeve në Kinë luan një rol kyç në suksesin afatgjatë”.