Darwin Nunez është i zhgënjyer me drejtuesit e Liverpool dhe trajnerin Arne Slot. Sulmuesi donte të largohej në merkaton e janarit, i vetëdijshëm se aventura e tij me “Të kuqtë” nuk po shkonte mirë.

Klubi në fillim hezitoi, por në fund vendosi të mos e shesë uruguaianin, pavarësisht dëshirës së këtij të fundit për të provuar një skuadër tjetër.

Liverpool, madje, nuk e lejoi sulmuesin të negocionte me Al-Hilal për t’u transferuar në merkaton e janarit në Arabinë Saudite, sidomos sepse Slot nuk kishte një zëvendësues për të.

Darwin Nunez ka njoftuar klubin se në merkaton e verës nuk ka asnjë plan konkret, por dëshiron largimin nga Liverpool. Ai mendon se e ardhmja e tij duhet të jetë një aventurë jashtë Anglisë, ku nuk është përshtatur dot.

The post Darwin Nunez acarohet me drejtuesit e Liverpool, e penguan të realizonte dëshirën appeared first on Telesport.