Pas humbjes në shtëpi kundër Lazios, kuqezinjtë e Sergio Conceiçãos thirren të japin sërish përgjigje të rëndësishme në transfertë. Të shtunën, prej orës 18:00, “Djalli” do të jetë mysafir i Lecce, ku bëjnë pjesë ish-ët e Milanit, Rebic dhe Giampaolo. Nga ana tjetër, te Milani kthehet në dispozicion Alessandro Florenzi, plot 221 ditë pas ndeshjes së tij të fundit, ku u dëmtua gjatë miqësores në SHBA kundër Real Madridit.
Për këtë ndeshje, Conceição mund të zgjedhë të bëjë një “revolucion” në formacion. Gjatë stërvitjes së djeshme, janë testuar Bartesaghi në vend të Theo Hernandez dhe, në mesfushë, Bondo bashkë me Reijnders. Edhe në sulm priten ndryshime: në skemën 4-2-3-1, është provuar Abraham si sulmues qendror, me Sottil, Pulisic dhe Alex Jimenez pas tij. E sotmja do të jetë një ditë tjetër e rëndësishme stërvitore, ku mund të ketë konfirmime mbi provat e së enjtes ose ndryshime të mëtejshme.
Çfarë do të thotë kjo? Me objektivat sezonalë pothuajse të gjithë të humbur, përveç Kupës së Italisë, Sergio Conceição synon t’iu japë një kuptim këtyre 11 ndeshjeve të fundit në kampionat. Për këtë arsye, trajneri portugez nuk do të shikojë më emrin në fanellë, por vetëm ata që tregojnë angazhim të vazhdueshëm në stërvitje dhe gatishmëri për sakrificë në ndeshje. Kjo është masa e re e Sergio Conceição, i cili kundër Lecce mund të lërë në stol Theo Hernandez, Rafael Leao dhe Youssouf Fofana.
The post Florenzi kthehet pas 221 ditësh, tre senatorë drejt stolit. Milani me fytyrë tjetër ndaj Lecce appeared first on Telesport.
