Pas triumfit ndaj PSG në champions League, skuadra e Liverpool do të luajë të shtunën ndaj Southampton në Premier League. Me 11 pikë avantazh, skuadra e “Reds” synon fitoren ndaj ekipit që mbyll renditjen, për të hipotekuar që në mars titullin.
Gjithsesi, për trajnerin Arne Slot është ende herët të flasësh për titullin: “Unë nuk mendoj për të, pasi është ende shumë herët. Fillimisht dua fitoren ndaj Southampton, dua 3 pikët, një tjetër pengesë të kaluar e një ndeshje më pak për t’u luajtur”.
“Ka ende shumë rrugë për të bërë. Në mars ne luajmë vetëm një ndeshje në Premier League, pastaj kemi finalen e kupës sigurisht dhe një pushim ndërkombëtar dhe ndeshjen e kthimit kundër PSG”, u shpreh holandezi.
“Unë e di dhe lojtarët e dinë se sa e vështirë do të jetë fundi i sezonit. Do të jetë një mision i vështirë, pasi luajmë në kampionat dhe Champions. Do të kemi disa ditë pushimi dhe shpresoj që të rikuperojmë fizikisht”, tha Slot.
The post Slot: Nëse kalojmë Southampton kalojmë një tjetër pengesë dhe i afrohemi më shumë titullit appeared first on Telesport.
