Mikel Merino beson se Arsenal mund të jetë në prag të fitimit të Champions League këtë sezon pas fitores së thellë 7-1 që londinezët arritën në shtëpinë e PSV Eindhoven dy ditë më parë.
“Mendoj se sa herë që fillon një kompeticion si ky, nëse nuk mendoni se mund ta fitoni, është më mirë të mos vini të luani”, tha Merino, që më tej shtoi: “Ky duhet të jetë objektivi i çdo skuadre në këtë turne dhe padyshim që është edhe i yni”.
“Ne jemi këtu për të fituar çdo ndeshje, për të fituar turneun dhe nëse bëjmë atë që dimë mendoj se në fund do të jemi të aftë ta fitojmë këtë turne”, deklaroi mesfushori spanjoll, që është aktivizuar shpesh si sulmues për shkak të mungesave.
“Gjithsesi, ky nuk duhet të kthehet në obsiesion. Duhet të jemi krenarë, por në të njëjtën kohë të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe ne duhet të tregojmë të njëjtin mentalitet si ndaj PSV”, tha Mikel Merino.
Në raundin tjetër të Champions League, në çerekfinale, skuadra e Arsenal do të luajë ndaj ekipit që do të dalë fitues nga derbi spanjoll mes Real Madrid ose Atletico Madrid.
The post Merino ka besim: Arsenal i këtij sezoni mund të jetë afër fitimit të Champions League appeared first on Telesport.
