Nga ministria e Punëve të Brendshme, kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle në të gjithë territorin e vendit. Nga MPB bëjnë të ditur se janë shqiptuar 622 kundërvajtje komunikacioni në territorin e të gjithë vendit, transmeton TV21. 111 shoferë janë gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, 184 për keqparkim, 31 shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, 41 masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 30 sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, ndërsa janë sanksionuar edhe 12 vozitës të motoçikletave për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Në pesë raste është evidentuar vozitja nën ndikimin e alkoolit, ndërsa janë shqiptuar edhe 14 masa për kundërvajtje që i bëjnë këmbësorët. Gjithashtu 5 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak të parregullsive teknike dhe 15 automjete të tjera për shkak se nuk kanë qenë të regjistruara. /TV21

Ministria e Punëve të Brendshme, në prag të kësaj fundjave, në suaza të së cilës shënohet 8 marsi, duke patur parsysh dinamikën e shtuar të komunikacionit, veçanërisht të kategorive më të reja të qytetarëve, edhe një herë u bën apel të gjithë qytetarëve në komunikacion për respektimin maksimal dhe të ndërgjegjshëm të rregullave dhe dispozitave të komunkacionit, e para së gjithash në interesin e sigurisë personale të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.