Kryeprokurori Lupço Kocevski konfirmoi se Këshilli i prokurorëve ia ka dorëzuar propozimin për shkarkimin e tij. Thotë se do t’i duhet kohë që të prononcohet, megjithatë thekson se në propozimin për shkarkimin e tij nuk ka asnjë bazë për ngritjen e procedurës disiplinore. Kocevski e komentoi edhe kallëzimin penal të dorëzuar kundër tij nga ish kreu i Prokurorisë së lartë, Hajrullahu.
“Nga ajo që unë kisha mundësi ta shqyrtoj, shihet se në këtë lëndë nuk ka asnjë bazë për shkelje të rëndë disiplinore. Mësova nga mediat, sepse kallëzimin penal nuk e kam marrë, as shqyrtuar. Për të gjitha veprimet, nëse në një periudhë të caktuar ndryshohet ligji, për shkak se ka veprime para dhe pas ndryshimit të ligjit, prokurori publik vendos nëse do të udhëhiqet hetim apo jo. Këtu nuk ka asgjë, të them, kundër ligjit, që prokurori publik ka udhëhequr hetim”, tha kryeprokurori, Lupço Kocevski.
