Real Madrid prej kohësh është vënë në kërkim të një zëvendësuesi të besueshëm për Luka Modric dhe duket se më në fund është gjetur lojtari i duhur. Bëhet fjalë për mesfushorin e PSG-së, Vitinha-n.
25-vjeçari është një pjesë kyçe në skemën e skuadrës pariziene, duke u shquar për vizionin, aftësinë shpërndarëse dhe prezencën në zonën kundërshtare. Të gjitha këto cilësi të 25-vjeçarit kanë rënë në syrin e drejtuesve të Realit, të cilët e shohin portugezin si zëvendësuesin ideal të Luka Modric.
Kroati me shumë gjasa do të largohet në fund të këtij sezoni nga “Los Blancos”, ndaj lind nevoja për të gjetur një zëvendësues ideal për të, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Për Realin do të jetë shumë e vështirë të bindë PSG-në për të lënë të lirë Vitinha-n, situata mund të ndryshojë vetëm nëse bëhet fjalë për ndonjë ofertë të parezistueshme.
Ndërkohë, lojtari mbetet i fokusuar te performanca e tij me PSG-në, i vetëdijshëm se emri i tij do të vazhdojë të ngjallë interesin e shumë klubeve të mëdha. Ndërkohë, drejtuesit e Real-it e dijnë që i pret një punë e vështirë nëse duan të finalizojnë me sukses transferimin e Vitinha-s.
The post Reali gjen pasuesin ideal të Modric! 25 vjeç, luan te PSG, por duket i “paarritshëm”… appeared first on Telesport.
