“Hapja e Kinës është e vazhdueshme dhe e qëndrueshme. Kjo është një perspektivë e rëndësishme për ndërmarrjet e huaja në Kinë, si edhe besimi ynë për thellimin e investimeve në tregun kinez,” u shpreh Wang Cong, zv/Presidente e grupit danez Novonesis në Azi-Paqësor.

Deri në fund të vitit 2024, investitorët e huaj krijuan mbi 1 milionë 239 mijë ndërmarrje në Kinë, duke përdorur praktikisht 20.6 trilionë juanë. Në 2024, niveli i përfitimeve nga ndërmarrjet e huaja industriale me përmasa të mëdha (të ardhura vjetore mbi 20 milionë juanë) shënoi 1.2 pikë përqindjeje më shumë se niveli i përgjithshëm i ndërmarrjeve në Kinë. Si dëshmitarë, kontribues dhe përfitues nga reforma e hapjes së Kinës, ndërmarrjet e huaja për një kohë të gjatë janë integruar thellësisht me zhvillimin ekonomik të vendit.

Në raportin e punës së qeverisë të publikuar më 5 mars, “zgjerimi i hapjes së nivelit të lartë dhe stabilizimi aktiv i tregtisë së jashtme apo investimeve të huaja” ishte një nga dhjetë detyrat kryesore të qeverisë kineze për vitin 2025. Nga zgjerimi i projekteve pilot në fushat e telekomunikacionit, kujdesit mjekësor dhe arsimit, deri tek inkurajimi i investitorëve të huaj për të zgjeruar ri-investimin, garantimi efektiv i trajtimit kombëtar të ndërmarrjeve me financim të huaj në shumë fusha, dhe vazhdimi i krijimit të një mjedisi të parë biznesi me orientim nga tregu, sundim ligjor dhe ndërkombëtarizim, masat e politikave të propozuara në këtë raport vjetor janë në përputhje me “Planin e Veprimit 2025 për stabilizimin e investimeve të huaja”, dhe sinjali është shumë i qartë – Kina po hapet gjithnjë e më shumë dhe investimet e huaja do të kenë gjithnjë e më shumë mundësi në tregun kinez.

