Ashtu siç edhe pritej, ndeshja e kthimit në Champions League mes Liverpool dhe PSG-së, pati rivalitet të fortë nga fillimi në fund të kohës së rregullt. Francezët gjetën shpejt golin që në minutën e 12-të. SHIKO GOLIN
Një kundërsulm i shpejtë i parizienëve, me një kombinim të bukur Barcola-Dembele dhe një moskuptim mes portierit Alisson dhe mbrojtësve të tij, shfrytëzohen në mënyrën e duhur nga sulmuesi francez, i cili dërgon topin në rrjetë.
Pavarësisht tentativave dhe rasteve të shumta për të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt. Duke qenë se edhe sfida e parë kishte përfunduar po me këtë rezultat, ndeshja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash.
Mesa duket Luis Enrique paska patur të drejtë ku në konferencën për shtyp para ndeshjes u shpreh me një siguri të plotë se ekipi i tij do të fitonte në “Anfield”. Për rezultatin e kohës së rregullt, Enrique paska patur të drejtë, por se kush do kualifikohet për në çerekfinale mbetet për t’u parë deri në fund…
The post Luis Enrique e “mban” fjalën, PSG fiton 0-1 në “Anfield”! Ndeshja shkon në shtesë… appeared first on Telesport.
