Iniciativa “Studentaria” organizoi Panairin e Arsimit, me qëllim që të lidhen të rinjtë me universitetet dhe të njihen me drejtimet që ofrohen. Organizatori Goshe Nikollov tha se të pranishëm janë mbi 12 universitete me më shumë se 90 fakultete. Ai gjithashtu shpreson për avancimin e arsimit të lartë në Maqedoni.
“Dëshirojmë t’i inkurajojmë studentët tanë që më shumë të zgjedhin institucionet e arsimit të lartë vendor, përveç kësaj kemi edhe kompani që do t’i prezantojë, mundësitë e tyre për punësime”, tha Goshe Nikollov, organizator i panairit të arsimit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se të rinjtë duhet të qëndrojnë në vendin tonë dhe, për këtë arsye, Panairi i Arsimit u mundëson atyre të zgjedhin arsimin e mëtutjeshëm që duan dhe për të cilin kanë nevojë.
“U dërgoj një mesazh fakulteteve që duhet të modernizojnë programet e tyre, t’u mundësojnë të rinjve të studiojnë atë që u intereson në mënyrë që të qëndrojnë në vendin e tyre. Kam edhe një mesazh për kompanitë. Ata duhet t’i hapin dyert gjerësisht për studentët në mënyrë që ata të fitojnë kompetenca dhe shkathtësi shtesë atje dhe të mbeten në tregun e punës në vendin e tyre”, shtoi Vesna Janevska, ministre e Shkencës dhe Arsimit.
Për TV21 folën disa profesorë dhe një student, të cilët njoftuan për programin e tyre.
“Ne jemi institut, organizojmë ciklin e dytë të studimeve, ato janë studime master dhe studime doktoriale për inxhinieri tërmetesh. Programi jonë studimor pranon lëndë nga ndërtimtaria”, tha Igor Gjorgjiev, profesor në USHKMSH.
“Studimet në drejtësi janë gjithmonë aktuale dhe interesante, për studentët tanë gjithmonë ka punë. Fakulteti juridik ka 5 programe studimore në gjuhën maqedonase, studime politike në gjuhën angleze, maqedone dhe studime për gazetari”, pohoi Esin Kranli Bajram, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë.
“Në fakultetin tonë ka 3 programe studimore doktor i mjekësisë dentale, teknik profesionistë dentar, dhe higjienë orale. Doktor i mjekësisë dentale ka 12 semestre- 6 vite, ndërsa teknikët profesionist të dhëmbëve dhe të higjienës orale janë zgjasin 6 semestra 3 vite. U bëj thirrje të gjithë studentëve, studentëve të ardhshëm, që kanë fat të regjistrohen në ndonjë prej programeve studimore, të vijnë tek ne”, pohoi Emir Zajnkoski, student në Fakultetin e Stomatologjisë.
Ky panair në Qendrën tregtare “City Mall” do të zgjasë 3 ditë.
