Në Kroaci po flitet shumë për një polemikë të nxehtë publike, që kishte në qendër Gennaro Gattuso, trajnerin aktual të Hajduk Split, i freskët nga humbja ndaj Rijeka. Pas ndeshjes, Gattuso u paraqit për intervistën e zakonshme në “MaxSport1”, por menjëherë e sulmoi një prej mysafirëve të pranishëm, Josko Jelicic, ish-lojtar i Hajduk dhe Dinamo Zagreb.
Pasi u ul në pozicionin e tij, Gattuso e përshëndeti prezantuesen dhe mysafirin tjetër, por refuzoi t’i jepte dorën Jelicic. “Flet shumë dhe nuk respekton njerëzit. Ke luajtur futboll dhe e di situatën, por flet gjithsesi keq. Nuk kam respekt për ty, sepse flet shumë negativisht. Duhet të tregosh respekt për njerëzit”, – tha Gattuso në fillim.
Kur u kritikua për mimikën dhe gjestikulimin e tij, Gattuso u përgjigj: “Ky është stili im, duhet të tregosh respekt. Flet vetëm nga studio, flasim tani që jemi së bashku për futboll. Herën tjetër, nëse do të jesh aty, nuk do të flas më me këtë stacion televiziv, sepse je një person negativ”.
Jelicic kërkoi që tonet të ulen dhe të ketë respekt, por Gattuso nuk u tërhoq: “Çfarë ke fituar vetë që flet kështu? Duket sikur ke fituar gjithçka në jetë…” Një skenë e fortë nga ana e ish-mesfushorit të Milanit, i cili e ka kaluar bisedën duke folur anglisht, italisht dhe spanjisht.
Things got heated between Joško Jeličić and Gennaro Gattuso after the match. pic.twitter.com/NZEd6Qe04x
— Croatian Football (@CroatiaFooty) March 16, 2025
The post Gattuso kacafytet “live” me opinionistin: Nuk tregon respekt, çfarë ke fituar vetë që flet kështu? (video) appeared first on Telesport.
