Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në bashkëpunim me SPQ Spitali Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, janë krijuar ekipe mobile të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët ofrojnë mbështetje psikologjike për pacientët dhe familjet e tyre, transmeton TV21.
Bëhet e ditur se është hapur edhe linjë telefonike ku jepet asistencë psikologjike.
“Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim psikologjik ose ndihmë, është në dispozicion linja telefonike 078 378 754, ku profesionistët ofrojnë mbështetje. Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton TV21.
