Rimëkëmbja ekonomike me ritme pozitive në rritje

Në dy muajt e parë të këtij viti, norma e rritjes së shumicës së treguesve kryesorë ekonomikë të Kinës ishte më e shpejtë se ajo në vitin e kaluar. Për shembull, vlera e shtuar e të ashtuquajturave ndërmarrjeve industriale mbi një madhësi të përcaktuar u rrit 5.9 %, 0.1 pikë përqindjeje më shumë se një vit më parë, kurse ritmi i rritjes së investimeve në asete fikse ishte 0.9 pikë përqindjeje më i shpejtë në krahasim me nivelin e vitit të kaluar. Në përgjithësi, rimëkëmbja ekonomike ka vijuar prirjen e rritjes që nga tremujori i katërt i vitit të kaluar, duke ruajtur qëndrueshmërinë.

Në bazë të qëndrueshmërisë, ekonomia kineze është duke përparuar drejt cilësisë. Në dy muajt e parë të sivjetshëm, ritmi i rritjes së vlerës së shtuar të prodhimit të teknologjisë së lartë ishte 0.2 pikë përqindjeje më i shpejtë dhe ritmi i rritjes së investimeve në këtë fushë shënoi një shpejtësi dukshëm më të lartë në krahasim me investimet e përgjithshme, duke treguar zhvillimin e qëndrueshëm të forcave të reja prodhuese cilësore. Në të njëjtën kohë, treguesi i menaxherëve të blerjes (PMI) në sektorin e prodhimit dhe treguesi i aktivitetit të biznesit joprodhues në muajin shkurt shënuan rritje krahasuar me muajin paraardhës, dhe treguesi i besimit të konsumatorit u mëkëmb për tre muaj radhazi, duke treguar se parashikimet e subjekteve të biznesit vijojnë të përmirësohen.

Ecuria e mbarë e ekonomisë kineze në fillim të këtij viti ka ardhur për shkak të elasticitetit të saj të fortë dhe efektit të politikave makroekonomike. Sidomos që nga viti i kaluar, paketa e politikave të shpallura ka nxitur rritjen më të shpejtë të prodhimit industrial dhe shtimin e shitjeve në treg, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se këto të dhëna ekonomike në dy muajt e parë u arritën në rrethanat e thellimit të ndikimeve negative të jashtme dhe të një baze të lartë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, thuhet në një koment të CMG-së.

Tregu është burimi më i rrallë. Në dy muajt e parë të këtij viti, vlera e përgjithshme e shitjeve me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë u rrit 4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një ritëm rritjeje 0.5 pikë përqindjeje më të shpejtë se në mbarë vitin e kaluar.